Bislimovski: Nga 1 janari, çmimi i rrymës për amvisëri do të rritet për 0.92%
18.12.2024 13:59
Nga 1 janari, çmimi mesatar i energjisë elektrike për amvisëri do të rritet për rreth një për qind...

Nga 1 janari, çmimi mesatar i energjisë elektrike për amvisëri do të rritet për rreth një për qind, njoftoi kryetari i Komisionit Rregullator për Energji, Marko Bislimovski. “Kjo do të thotë se një amvisëri mesatare në vend që ka llogari prej 2.300 denarësh, rritja do të ketë kosto të shtuar prej 21 denarëve”, tha Bislimovski.
“Çmimi mesatar i energjisë elektrike për amvisëritë nga 1 janari do të rritet me 0.92 për qind. Në bllokun e parë rritja është 0.68 për qind, në të dytin 0.9 për qind, në të tretin 1.93 për qind, në të katërtin 2.24 për qind dhe tarifa e lirë rritet me 0.9 për qind. Kjo do të thotë se një amvisëri mesatare në vend, e cila ka faturë në shumë prej 2.300 denarëve, shpenzimet për energji elektrike do t’i rriten për 21 denarë.”, - deklaroi Marko Bislimovski nga KRrE.
