Maqedoni

Banka Botërore, studim për ndotjen e ajrit: Ajri i ndotur merr rreth 2.800 jetë njerëzish çdo vit

18.12.2024 14:25

Mesatarisht rreth 2.800 njerëz në Maqedoni të Veriut vdesin si pasojë e ndotjes së ajrit....

Mesatarisht rreth 2.800 njerëz në Maqedoni të Veriut vdesin si pasojë e ndotjes së ajrit. Qytetarët të cilët jetojnë në mjedise urbane janë të ekspozuar në masë të madhe në ajër të ndotur. Niveli i ndotjes në Shkup është 8 herë më i lartë se normalja, ndërsa në Tetovë 5 herë, tregojnë të dhënat e analizës së Bankës Botërore. Ky institucion ka përgatitur studim ku nënvizohen shkaktarët më të mëdhenj të ndotjes së ajrit dhe zgjidhjet. 
 
“Ndotja e ajrit mbyt rreth dy mijë e tetëqind qytetarë të Maqedonisë  së Veriut çdo vit. Ajo është ndër rreziqet më të mëdha të vend, por shpenzimet ekonomike të ndërlidhura me ndotjen e ajrit rezultojnë të jenë 1.7 miliard dollarë në vit. Edhe përskaj përmirësimeve të theksuara nga viti 2019 ndotja e ajrit është shumë e lartë, sidomos në periudhën e dimrit, njerëzit në Shkup dhe Tetovë janë të eskpozuar ndaj materieve toksike të larta ose ndryshe siç i njohim grimca PM 2.5.”, - deklaroi Masimiliano Paluçi nga Banka Botërore. 
 
Ndotja e ajrit, Mexhiti: Lufta kundër ndotjes, prioritet i Qeverisë
 
Autoritetet e vendit theksojnë se analizat e Bankës Botërore do t’u ndihmojnë në luftën kundër ndotjes së ajrit. 
 
“Duke vepruar në mënyrë të sistematizuar me të gjitha institucionet dhe me partnerët tanë, siç është Banka Botërore sot, BE-ja dje, dhe të gjithë që ndihmojnë në këtë proces, ne veç më i dimë shkaktarët e kësaj gjendjeje dhe tashmë po punojmë me këtë program 2024-2030 për eliminimin e këtyre shkaqeve në funksion, që të kemi ajër më të pastër, për shkak se kjo dëmton edhe shëndetin e qytetarëve tanë, edhe fëmijëve të porsalindur, por edhe kushton financiarisht shumë edhe shtetin me dëmet, sidomos gjatë dimrit.”, - theksoi ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.
 
“Deri tani ndodhte që ndotësit të drejtojnë gishtin njëri kah tjetri. Amvisëritë theksojnë se ndotjen po e shkakton industria, industria akuzon transportin, transporti e akuzon dikë të tretë, ashtu që me këtë program janë të përfshirë të gjithë ndotësit në mjediset urbane në Maqedoni të Veriut dhe është bërë një program kompleks me dhjetëra projekte të cilat merren me zgjidhje të mundshme.”, - theksoi këshilltari i kryeministrit për Mjedis Jetësor, Dame Dimitrovski. 
 
Mexhiti gjithashtu komentoi edhe situatën me defektin e shkaktuar që do të lë të shtunën pa ujë një pjesë të kryeqytetit. Sipas Mexhitit, nëse ka nevojë, Qeveria do të ndërhyjë, por se kompetenca për riparimin e defektit, që do të lërë pa ujë të shtunën pjesën më të madhe të kryeqytetit, i takon ShA “Ujësjellës dhe Kanalizime”. 
 
ERSAN PAJAZITI