Bota e shënon Ditën e lirisë së mediave
Dita botërore e lirisë së mediave shënohet çdo vit më 3 maj, e cila është vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e KB-së në vitin 1993 me qëllim që të stimulohet liria e shprehjes...

Në këtë ditë në vitin 1991 është miratuar deklarata në Vind'hok në Namibi, me të cilën gazetarët afrikanë kanë dashur t'i mbrojnë të drejtat themelore gazetareske dhe të kontribuojnë për pluralizimin medial dhe për pavarësinë.
Me vendosjen e Ditës botërore të lirisë së mediave në realitet paralajmërohet se kjo liri vazhdimisht pamundësohet në vendet në mbarë botën. Tekstet janë të censuruara, ndërsa gazetarët, redaktorët dhe botuesit janë të sulmuar, mbyllur dhe vrarë.
Sipas të dhënave të organizatës Reporter pa kufij, deri tani gjatë këtij viti në botë janë vrarë 24 gazetarë, ndërsa 158 janë arrestuar.
