Maqedoni

Sëmundja e murtajës tek përtypësit e vegjël, nëse shfaqet, ekonomia do të pësojë humbje

18.12.2024 14:44

Nëse sëmundja e murtajës tek përtypësit e vegjël si qengji, edhi, vijnë në vendin tonë...

Nëse sëmundja  e murtajës tek përtypësit e vegjël si qengji, edhi, vijnë në vendin tonë, ekonomia jonë do pësojë humbje të madh, duke ndaluar kështu edhe eksportin për dy vite, thotë Svetllana Kolariqi, nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari. Ndërsa kjo sëmundje është përhapur në shtetet fqinje, respektivisht në Greqi dhe Bullgari, raste të këtilla janë hasur edhe në Rumani. Në vendin tonë, kjo sëmundje ende nuk është e pranishme, thonë përfaqësuesit e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari. Ata sot kanë qëndruar në Tetovë, ku blegtorëve individualë dhe shoqatave të blegtorëve u është sqaruar për shenjat klinike, që shfaq sëmundja.
 
“Qengji është prodhimi ynë strategjik dhe si shtet duhet që të kujdesemi, të marrim të gjitha masat dhe të parandalojmë paraqitjen eventuale të sëmundjes. Paraqitja e sëmundjes do të thotë humbje të mëdha ekonomike, ndërsa për momentin numri i dhive dhe derrave është rreth 480 mijë dhe do të thotë ndalim të eksportit, ndalesë për lëvizje, asgjësim i tyre, ndalesë për eksportin e qengjit. Për momentin nuk kemi asnjë shenjë të kësaj sëmundjeje në vendin tonë.”, - deklaroi këshilltarja shtetërore për ushqim, Svetllana Kolariq. 
 
Përfaqësuesit e Kooperativave Bujqësore, thonë se këto takime janë të mira për t`u informuar, me qëllim që të parandalojnë përhapjen e sëmundjes në vendin tonë.
 
“Sot i thirrëm të gjithë blegtorët për t’i njoftuar nga afër me një sëmundje që është në shtetet fqinje. Qëllimi me blegtorët ishte që t’i informojmë dhe si ta parandalojmë këtë sëmundje që mos të përhapet shumë shpejt në shtetin tonë.”, - theksoi përfaqësuesi i Kooperativës Bujqësore “Sharri” – Tetovë, Naser Xhemaili.
 
“Kemi qenë të lajmëruar se ka një sëmundje dhe i kemi marr ato masa tona sa kemi pasur mundësi t’i bëjmë. Tek ne janë 26 mijë krerë delesh, rreth 100 blegtorë të regjionit të Dibrës.”, - u shpreh Murat Daci nga Kooperativa “Dashi” – Dibër.
 
Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari thonë se takimet e ngjashme do të vazhdojnë edhe në komuna tjera, më qëllim për t’i informuar të gjithë blegtorët në vendin tonë.
 
VISAR SADIKI