Botë

Gazë, dhjetëra të vrarë nga sulmet e vazhdueshme izraelite

18.12.2024 16:35

Dhjetëra viktima dhe shumë palestinezë të plagosur, si pasojë e sulmeve të ushtrisë izraelite ndaj zonave të ndryshme të Rripit të Gazës...

Dhjetëra viktima dhe shumë palestinezë të plagosur, si pasojë e sulmeve të ushtrisë izraelite ndaj zonave të ndryshme të Rripit të Gazës. Ndërkohë në Doha po zhvillohen përpjekje të vazhdueshme për arritjen e marrëveshjes për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit. Bejruti, nga ana tjetër, fajëson shkeljen e armëpushimit pas sulmeve izraelite në jug të vendit, ku më parë ishin vendosur ushtarë libanezë pas tërheqjes së trupave izraelite. Irani ka kërcënuar se do të përdorë çdo mundësi për të ndaluar mizoritë e Izraelit në rajon.
 
“Regjimi zionist është në mashtrimin e tij kur beson se përmes Sirisë do të rrethojë dhe zhdukë forcat e Hezbollahut, i vetmi që do të çrrënjoset është Izraeli.”, - theksoi udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.
 
Netanjahu vazhdon të refuzojë të tërhiqet nga lartësitë Golan.
 
“Izraeli do të qëndrojë në zonën tampon në kufirin sirian derisa të gjendet një marrëveshje tjetër që do të garantojë sigurinë e Izraelit.”, - deklaroi kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu. 
 
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha se ndërmjetësuesit vazhdojnë të angazhohen me Hamasin dhe Izraelin dhe bazuar në çështjet e mbetura, duhet të jenë në gjendje të arrihet, duhet të mbyllen mosmarrëveshjet midis dy palëve.
 
"Por, kjo nuk do të thotë se do ta bëjmë, sepse përsëri ka pasur raste kur ishim afër dhe menduam se dallimet ishin të kalueshme dhe në fund nuk arritëm marrëveshje. Siç më keni dëgjuar të them më parë, gjithçka që mund të bëjnë Shtetet e Bashkuara është të shtyjnë dhe të përpiqen të arrijnë kompromise, por ne nuk mund t'i diktojmë asnjërës palë se çfarë zgjedhje duhet të bëjnë. Ata duhet t'i marrin ato vendime për veten e tyre.", - u shpreh zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Metju Miller. 
 
Në të njëjtën kohë, Uashingtoni tha se armëpushimi midis grupeve pro-kurde dhe pro-turke në Siri është zgjatur deri në fund të javës. 
 
LEUNORA KALIQI