SHGM: Liria e mediave seriozisht e rrezikuar
Liria e mediave në Maqedoni është seriozisht e rrezikuar,në vend të mediave të lira kemi media të kontrolluara të cilat nuk i shërbejnë opinionit por inetresave të partive në pushtet dhe pronarëve të mediave...

Këtë e deklaroi Kryetari i Shoqatës së gazetarëve Naser Selmani me rastin e tre majit ditës ndërkombëtare të lirisë së mediave Gjendja në media mund të përmirësohet nësë pushteti ka vullnet politik për këtë.
“Ata janë shëndrruar në pengje të pushteti dhe pronarëve të mediave që përdorin mediat si mjet propaganda për të ruajtur pushtetin dhe për interesa ekonomike. Mediat po viktimizohen nga disa redaktorë të cilët për interesa të vogla shkelin mbi etikën dhe dinjitetin e gazetarisë duke u shëndrruar në propagandistë.Përveç kësaj vazhdojnë presionet kërcënimet dhe friksmiet nga pushteti për të heshtur gazetarët.Qeveria duhet të pushojë me mjete publike të korruptojë mediat ,të gjitha fushatat e qeverisë në media duhet të suspendohen në afat të pacaktuar deri sa nuk gjendet zgjidhje për shpenzimin e mjeteve publike në media” – tha Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani.
Selmani thotë se që të vihet në vend drejtësia dhe të kthehet besimi i humbur i qytetarëve në organet e gjyqësorit Gjykata Supreme duhet të shfuqizojë vendimin e Gjykatës së Apelit për gaetarin Tomisllav Kezharovski i dënuar me dy vitë e gjysmë burg,të shfuqizojë vendimin e Apelit me të cilin gazetarë të gazetës Fokus Jadranka Kostova dhe Vllado Apostollov duhet të paguajnë kompenzim nëntë mijë euro pwr shpifje ndaj drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkov dhe Prokuroria publike duhet të heq padinë kundër gazetarit Zoran Bozhinovski të akuzuar për spiunazhë.Selmani gjithashtu tha se duhet formuar komision i pavarur që do të fillon hetimet për vdekjen e gazetarit Nikolla Mlladenov. (Florije Kamberi, TVM2)
