Maqedoni

"Lotarija Shtetërore", Grubi dhe Bajrami në kërkim ndërkombëtar

18.12.2024 18:24

Ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe drejtori i Llotarisë Shtetërore...

Ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe drejtori i Llotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami edhe zyrtarisht shpallen të arratisur dhe në kërkim me fletarrest ndëkombëtarë. Fotografitë dhe të dhënat e tyre si persona në kërkim, janë publikuar në web faqen e Ministrisë së punëvë të brendshme. Urdhëri është lëshuar pasi Gjykata Penale në Shkup u ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.
 
Aktualisht ,ende nuk ka informacion zyrtar se ku janë Grubi dhe Bajrami. Ndrkohë Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë masa disiplinore ndaj punonjësit të policisë B.J. pasi ai ka lejuar që Grubi ta kalojë kufirin, edhe pse siç thonë nga MPB ka pasur një masë aktive në listën e ndalimit “mbaj dhe njofto menjëherë”. 
 
“Pas kontrollimeve të kryera, inspektimit të materialeve zyrtare dhe pas analizës së pamjeve të sigurisë nga kamerat e sigurisë në Stacionin Policor të Pikëkalimit kufitar “Bllacë”, Departamenti vërtetoi se punonjësi i policisë B.J. me veprimin e tij të papërgjegjshëm nuk ka realizuar kontrollet e duhura për automjetin “Mercedes” gjatë kalimit të kufirit shtetëror në dalje nga RMV, nuk e ka regjistruar për daljen nga RVM dhe udhëtarët e automjetit përkatës A.P., me pasaportë diplomatike si shofer dhe A.G. me pasaportë maqedonase si pasagjer, i ka regjistruar si kalues të kufirit në këmbë, duke e anashkaluar mbikëqyrjen e duhur dhe ka realizuar kontrollin kufitar në sistemin SKPV për personin A.G. pa pritur që sistemi të verifikonte nëse personi kishte masën aktive “mbaj dhe njofto menjëherë”, dhe i ka dorëzuar pasaportat menjëherë, pas çka ata kanë lënë pikëkalimin kufitar”, thonë nga MPB-ja. 
 
Poashtu policia ka thirrur në intervistë informative, në stacionin policor të Karposhit, biznesmenin, Arsim Papraniku, për të shpjeguar pse dhe si e ka transferuar Artan Grubin në Kosovë gjatë ditës së shtunë.
 
Pak ditë më parë, me anë të një postimi në Facebook, Grubi bëri të ditur se ndodhet në një vizitë private dhe se pas përfundimit të detyrës do të kthehet në vend, ndërsa kërkoi të mos spekulohet për udhëtimin e tij.
 
Edhe Avokati Antonio Apostollski i cili do ta përfaqësojë ish drejtorin e Llotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami ka mohuar se klieti i tij ka ikur nga shteti, duke theksuar se tashmë disa muaj Bajrami jeton jashtë shtetit.
 
Grubi dhe Bajrami, dyshohen për keqpërdorim të tetë milionë eurove përmes prokurimit të paligjshëm të terminaleve të videollotarisë, të cilat nuk u vunë kurrë në përdorim.
 
Katër personave, të cilët po ashtu janë përfshirë në hetim për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, nga gjykata u është caktuar masa e kujdesit, u janë konfiskuar pasaportat dhe kanë për obligim që herë pas here të paraqiten para një zyrtari në gjykatë. 
 
MPB, suspendohet polici që nuk e ndaloi grubin në kufi
 
Ndërkohë, Prokuroria Publike ende nuk ka marrë vendim për dy nga rastet e raportuara, ish-kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe ish-sekretarin e përgjithshëm në Qeveri, Metodija Dimovski. Kallëzimi penal nga policia nuk është refuzuar, prokuroria publike ka njoftuar se raportimet janë për veprime të tjera në periudhë tjetër dhe se kontrollet vazhdojnë. 
 
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU