Gjykata Penale refuzoi kërkesën për rigjykim në rastin “Alfa”

19.12.2024 11:44

Gjykata Penale e ka refuzuar kërkesën për rigjykimin e rastit “Alfa”...

Gjykata Penale e ka refuzuar kërkesën për rigjykimin e rastit “Alfa”, ka bërë të ditur i dënuari, Agim Islami.

Ai në Fejsbuk ka publikuar vendimin duke theksuar se kërkesa është refuzuar me arsyetimin se në Maqedoni nuk ka kush ta vlerësojë super-ekspertizën që është bërë jashtë shtetit.

Pas vendimit kanë reaguar nga ASh - krahu i Ziadin Selës, duke e quajtur skandaloz dhe ka kërkuar nga Këshilli Gjyqësor ta marrë në përgjegjësi këtë përbërje gjykatësit që ka refuzuar një ekspertizë të licencuar, që dëshmon pafajësinë e Agim Islamit.

Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, thekson se refuzimi i saj përbën një shkelje të rëndë të rendit ligjor dhe kushtetues të RMV-së, si dhe një shkelje e të drejtave të njeriut. Ankesa ndaj këtij vendimi duhet të pranohet pa asnjë dilemë.