Izraeli sulmon rebelët Huthi në Jemen
Ushtria izraelite ka bombarduar kryeqytetin e Jemenit...

Ushtria izraelite ka bombarduar kryeqytetin e Jemenit dhe një qytet, por duke vrarë të paktën nëntë njerëz, thanë zyrtarët. Paraprakisht, rebelët Huthi e kishin sulmuar Izraelin me raketa.
Ushtria izraelite nuk dha hollësi për objektivat e goditura dhe as për dëmet e shkaktuara nga bombardimet e saj.
“Sulmet dëmtojnë regjimin terrorist të Huthit, duke parandaluar që ai të shfrytëzojë objektivat për qëllime ushtarake dhe terroriste, përfshirë kontrabandën e armëve iraniane në rajon.”, tha ushtria izraelite.
Daniel Hagari, zëdhënës i ushtrisë izraelite, tha se sulmet goditën infrastrukturën energjetike dhe të portit, që ai pretendoi se rebelët “po e përdornin në mënyra që kontribuon efektivisht në veprimet e tyre ushtarake”.
“Izraeli nuk do të hezitojë të veprojë për t’i mbrojtur veten dhe qytetarët e tij nga sulmet e Huthit.”, tha Hagari.
Rebelët Huthi kanë i sulmuar rreth 100 anije tregtare me raketa dhe dronë, që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës në tetor të vitit 2023, e cila nisi pas sulmit të papritur të Hamasit në jug të Izraelit, ku vranë 1.200 njerëz dhe u rrëmbyen 250 të tjerë.
Lufta hakmarrëse e Izraelit në Gazë prej atëherë i ka lënë të vdekur mbi 45.000 palestinezë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë.
