Gruevski fitoi mandatin e katërt ta udhëheqë partinë
03.05.2015 14:40
Lideri aktual i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministri Nikolla Gruevski e fitoi mandatin e katërt të ri për ta udhëhequr partinë...

Siç informon kryetari i Komisionit për zbatimin e zgjedhjes për kryetar të partisë Ilija Dimovski prej gjithsej 560 delegatëve, për zgjedhjen e kryetarit kanë votuar 529, prej të cilëve 528 pro Nikolla Gruevski ndërsa një fletëvotimi është i pavlefshëm.
Ky është mandati i katërt katërvjeçar për kryeministrin Gruevski, i cili mandatin e parë prej kur e udhëheqë partinë e mori në Kongresin në Ohër në vitin 2003 kur kundërkandidat e pati Marijan Gjorçevin.
