Lindja e Mesme, Izraeli sulmon Jemenin

19.12.2024 14:08

Në Lindjen e Mesme assesi nuk po ulen tensionet...

Në Lindjen e Mesme assesi nuk po ulen tensionet. Përderisa ndërmjetësit mundohen të arrihet paqja në këtë rajon, forcat e Tel Avivit sulmuan masivisht nga ajri Jemenin. Janë goditur porte dhe infrastrukturë energjetike në Sana dhe ka edhe viktima.

Goditja është përgjigje e sulmit raketor të Huthive, proektili i të cilëve dëmtoi një shkollë në Izraelin Qendror. Militantët morën përgjegjësinë për këtë veprim.

“Kemi realizuar operacion ushtarak specifik me dy raketa hipersonike të orientuara drejt dy ushtarëve të armikut tonë izraelit.”, - theksoi zëdhënësi i Huthive, Jahja Sari.

“Falënderoj Zotin që kjo nuk ndodhi një ose dy orë pas, atëherë gjendja do të ishte krejtësisht e ndryshme. Pa dyshim se proektili kishte fuqi të madhe shkatërruese.”, - deklaroi kryetari i komunës Ramat Gan, Karmel Shama Hakoen.                                                                                       

Do të godasim me tërë fuqinë që disponojmë, u kërcënuan nga mbrojtja izraelite. Thonë se nuk do të lejojnë kërcënime kundër nesh.

“Ju rekomandoj liderëve të Huthive të shënojnë dhe të shkruajnë, ai që do të ngritë dorë kundër Izraelit, dora do t’i pritet.”, - u shpreh ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Izrael Kac.

Për Teheranin sulmet izraelite në Jemen janë shkelje flagrante e të drejtës ndërkombëtare. Eskalimi do të mund të sjellë zhvillime të rrezikshme në rajon, paralajmëron Hamasi. Sipas tyre, eskalimi i situatës është vazhdim i agresionit kundër popullit palestinez, Sirisë dhe botës arabe. Ndodhitë e reja vinë gjatë armëpushimit në Liban dhe bisedimeve të intensifikaura për ndërprerjen e luftimeve në Gazë, përderisa forcat izraelite e vazhdojnë presionin në enklavë.

Çdo ditë bëjmë presione mbi Hamasin që të sigurojmë kthimin e 100 pengjeve për të cilët shpresojmë të jenë gjallë. Ata që nuk janë në jetë t’u sigurojmë varrim të dinjitetshëm.”, - deklaroi shefi i Shtabit të përgjithshëm të Izraelit, Hervzi Halevi.

Marrëveshja ngërthen në vete pauzë gjashtë javore të luftimeve në të cilin Hamasi do të lirojë 30 pengje në këmbim të qindra të burgosurve palestinezë të liruar nga Izraeli. (Flutura Latifi, TVM2)