Maqedoni
Mbyllet Samiti për Ballkanin Perëndimor, Mickoski: Çështjet bilaterale anash, integrimi me meritë
19.12.2024 16:11
Samiti i Brukselit për Ballkanin Perëndimor u mbyll me formulën...

Samiti i Brukselit për Ballkanin Perëndimor u mbyll me formulën se Ballkani Perëndimor duhet të jetë në BE, por asgjë konkrete sa i përket vazhdimit të procesit eurointegrues të Maqedonisë së Veriut. Mbeten kusht ndryshimet kushtetuese, të cilat aktualisht janë peng në trupin ligjvënës, për të cilat Bullgaria nuk shpreh asnjë gatishmëri për bisedë shtesë.
Mickoski në intervistë për TMV-në kërkon që procesi mos të bilateralizohet dhe të vazhdojë në bazë të kushteve dhe kritereve për integrim. Procesi që hap çështje të identitetit, asnjëherë s’do të përfundojë me sukses, përcjell shefi i ekzekutivit.
“I luta që çështjet emotive bilaterale t’i lëmë anash dhe t’i lexojmë juridikisht marrëveshjet. Askund në veçanti në Marrëveshjen për Miqësi nuk ekziston fjali ku neve na detyron në ndryshime kushtetuese. Marrëveshje bilaterale po, por bashkëpunim bilateral për çështje identitare nuk vjen parasysh.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
Brukseli diskuton për Ukrainën, Lindjen e Mesme, Kallas: Ta fuqizojmë BE-në në gjeopolitikë
Brukseli vazhdon me Samitin për çështjen e Ukrainës, Lindjes së Mesme dhe fuqizimin e BE-së në gjeopolitikën botërore. Mbetet e përkushtuar në politikën e zgjerimit.
“Në vitin 2024 ne u ngritëm. Në vitin 2025 duhet të ecim para. Të ecim përpara për pozitën tonë. S’i të vazhdojmë me përkrahjen ndaj Ukrainës, si mos ta braktisim popullin e Gjeorgjisë duke luftuar për rrugën eurointegruese, si ta shohim me optimizëm, siç thash dje zgjerimin me fqinjët, sepse nëse nuk hapërojmë, të tjerët do të ndërhyjnë.”, - theksoi kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
“Bisedojmë për Ukrainën, për Evropën në botë. Zelenski është këtu për të biseduar në mbështetjen e mëtutjeshme ndaj Ukrainës. Është me rëndësi të kuptojmë se jemi fuqi e madhe dhe nëse duam të kemi rol gjeopolitik, duhet të aktrojmë në mënyrë të bashkuar.”, - u shpreh diplomatja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas.
Në Bruksel mes tjerash kanë zënë vend në tavolinë edhe migraciioni, politika e jashtme dhe përforcimi i kapaciteteve të BE-së në parandalimin e krizave.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
