Seferi:Gjendja e mediave në Maqedoni e vështirë

03.05.2015 14:49

Krahas vërejtjeve të njëpasnjëshme nga organizata të ndryshme ndërkombëtare, Dita ndërkombëtare e mediave Maqedoninë e gjen në nivelet më të ulëta në Ballkan për sa i përket lirsë së medias mandje duke e radhitur atë me vendet afrikane dhe aziatike...

Kështu vlerëson njohësi i kësaj problematike Sefer Tahiri. Ai thotë  kjo gjendje duhet të ndryshojë pasiqë sipas tij nuk e çon Maqedoninë drejt zhvillimit demokratik, zhvillimit të lirisë në përgjithsi dhe aspak drejt integrimit në BE.

“Fatkeqësisht edhe dita e lirisë se mediave në vitin 2015 e gjenԹ Maqedoninë në një gjendje tepër të vështirë në një krizë të madhe mediatike që është pasojë e shum faktorëve, parasegjithash është pasojë e ndikimit të jashtzakonshëm  që ushtron pushteti ndaj politikës redaktuese  të mediave të caktuara. Këtë e tregon edhe raporti i fundit  “Fridoom hause” që e rangon Maqedoninë të fundit në rajon dhe e rangon me disa vende afrikane ose aziatike” – tha analisti, Sefer Tahiri.

Një problem tjetër që veçon Tahiri e që drejtpërdrejt ndikon në gjendjen e mediave dhe pavarsinë e tyre janë edhe sigurimi i burimeve finansiare. Sipas tij shpërndarja jo e barabartë e mjeteve nga ana e pushtetit detyron media të caktuara të shëndrrohen në shërbëtorë të tyre.

“Një rol të rëndësishëm luan fakti që shteti me anë të finansave, me anë të buxhetit shtetrorë ndihmon dhe finanson punën e disa mediave të caktuara. Kjo shpërndarje jo e balancuar  jo e barabartë e buxhetit në media e krijon një situatë të pafavorshme në të cilën disa media duke qenë pro-pushtetit me që marrin para në një farë mënyre ata bëhen shërbëtorë të pushtetit dhe shërbëtorë të opinionit publik siç shtë e përcaktuar me normat dhe standardet ndërkombëtare profesionale por edhe me normat etike” – tha analisti, Sefer Tahiri.

Përskaj pasigurisë finansiare me të cilën përballen mediat, Tahiri konsideron se vetë mediat  duhet të bëjnë përpjekje për ta përmirsuar gjendjen e tyre. Ndryshimi i situatës së vështirë në media sipas tij nuk do të vijë nga jashtë.

Duhet të fillohet nga brenda që të ndryshohet gjendja e përgjithshme e mediave qoftë sa i përket respektimit standardeve profesionale  dhe normave etike, qoftë sa i përket  përmirësimit të kushteve të punës apo rregullimit dhe përmirësimit të statusit të tyre si gazetarë në redaksi dhe statusit të tyre në shoqëri, vlerëson Tahiri.

Ndryshe raporti i fundit që publikoi dit më parë  “Fridom Haus” Maqedoninë e ka radhitur në vendin e 125 që bën pjesë në kategorinë e vendeve pjesrisht të lira. (Naim Ramadani, TVM2)