Maqedoni
Dimitrovski: Vendimi i kushtetueses nuk do të ndikojë në përdorimin e gjuhës shqipe
19.12.2024 16:43
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Zoran Dimitrovski...

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Zoran Dimitrovski, ka qëndruar në Korçë të Shqipërisë, prej ku ka deklaruar se nuk pret që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të ndikojë në përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në Maqedoni.
Ai thekson se kjo çështje është shumë e rëndësishme për marrëdhëniet ndëretnike në vend.
“Nuk besoj se votimi nga Gjykata Kushtetuese do të ndikojë në përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në Maqedoni, sepse ajo është shumë me rëndësi për marrëdhëniet ndëretnike në vend dhe se shqiptarët do të ndjehen të sigurt ta përdorin gjuhën. Por, po ashtu është me rëndësi që edhe gjuha maqedonase që është gjuhë zyrtare në vend të vlerësohet nga të gjithë në vend. Këto vendime e rishikime nuk kanë qëllim të ndikojnë përdorimin e gjuhës shqipe. Janë çështje të specifikimeve të gjuhëve, uniformimin, ushtrinë, bankat. Është ende në gjykatë, por nuk do të ketë vendime antikushtetuese, që do të prekë përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni.”, - deklaroi zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Zoran Dimitrovski.
