Futboll

Renditja e FIFA-s përfaqësueset nuk lëvizin fare

19.12.2024 16:48

Përfaqësueses e futbollit mbeten në të njëjtat pozita si 1 muaj më parë në renditjen e FIFA...

Përfaqësueses e futbollit mbeten në të njëjtat pozita si 1 muaj më parë në renditjen e FIFA. Kështu përfaqësuesja e Maqedonisë, vitin 2024 do ta përfundojë në pozitën e 67-të, të renditjes së fundit për këtë vit të cilën FIFA e publikoi sot. 
 
Duke pasur parasysh faktin se përfaqësueset  në dhjetor nuk ishin aktive, ashtu edhe mund të pritej që mos të ketë lëvizje të ekipeve kombëtare në renditje. Si Maqedonia, ashtu edhe Shqipëria dhe Kosova, nuk kanë lëvizur fare dhe mbajnë pozitat e jëjta sikurse në nëntor.
 
Kombëtarja shqiptare mbetet në të njëjtën pozitë si 1 muaj më parë në renditjen e FIFA, vendi i 65, po ashtu edhe Kosova mbeti e 99-ta. Në renditjen e publikuar këtë të enjte nga FIFA , nuk ka ndryshime as në  mesin e “TOP 10” më të mirëve, dhe në krye mbetet Argjentina e ndjekur nga Franca e Spanja.