Sportet E Tjera
“Euro 2026” Maqedonia ndahet në paqë me Androrën
19.12.2024 16:50
Maqedonia e Futsallit ka barazuar me rezultatin 1-1 ndeshjen e dytë ndaj Andorës...

Maqedonia e Futsallit ka barazuar me rezultatin 1-1 ndeshjen e dytë ndaj Andorës, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2026 dhe kështu të përzgjedhurit e trajnerit Skederovski do të duhet të presin për shënimin e fitores së parë në këto eliminatore.
Pas humbjes në ndeshjen e parë në transfertë nga Holanda me 4:0, të gjithë prisnin që në përballjen me autsajderin Andorën ti gëzohen fitores së parë. Në minutën e 33 të ndeshjes, minifutbollistët e vendit me Petroviq, kaluan në avantazh 1:0.
Gëzimi i tyre nuk zgjati më shum kohë as plotë 60 sekonda dhe mysafirët nga Andora me Segura barazuan shifrat në 1:1. Ky ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes.
Eliminatoret për “Euro 2026”, përfaqësuesja e vendit do ti vazhdojë në janar dhe në Shkup do të ketë përballë Portugalinë, e cila është favorit në grupin e shtatë. Portugalia nga dy ndeshje ka 6 pikë, ndërsa Maqedonia me 1 pikë është e parafundit në renditje.
