Futboll
FIFA, Real Madrid fiton kupën Interkontinentale
19.12.2024 16:51
Skuadra e Real Madrid, ka dalë fitues i Kupës Interkontinentale të FIFA-së...

Skuadra e Real Madrid, ka dalë fitues i Kupës Interkontinentale të FIFA-së, pasi në finale e zhvilluar në Katar me 3:0 mundi meksikanët e Pachuca. Golat për kampionët aktual të evropës i shënuan Kylian Mbappe (37), Rodrygo (53), si dhe Vinicius Junior (84) nga pika e bardhë.
Kroati Luka Modric, që më parë kishte fituar 5 trofe në këtë garë, në lojë u inkuadrua në minutën e 70 të ndeshjes. Modriç me këtë trofe të mbrëmshëm, arriti në kuotën e 28 trofeve të fituara me klubin mbretëror dhe tani është më i suksesshmi në historinë e kësaj skuadre.
Kjo fitore çon në 15 numrin e trofeve të Carlo Ancelotti-t si trajner i Real Madrid-it, duke e bërë atë trajnerin më të suksesshëm në historinë e klubit, duke tejkaluar Miguel Muñoz. Reali është ekipi që ka fituar më shumë këtë trofe të FIFA-s, plot nëntë herë në histori.
Po ashtu “mbretërit” janë edhe fituesit e fundit të Kupës Interkontinentale në ktë format, pasi nga viti ardhshëm do të luhet çdo katër vjet me 32 skuadra pjesëmarëse. Real Madrid, ka gjas atë mbrojë këtë trofe nga 14 qershori deri me 13 korrik, kur në SHBA do të luhet edicioni i parë me format të ri.
