Maqedoni

Intonimi i himnit maqedonas në shkolla, Aliu: Deputetët do të parashtrojnë amendamente

19.12.2024 17:11

Numri dy i Ministrisë së Arsimit, Lulzim Aliu, paralajmëron amendamente...

Numri dy i Ministrisë së Arsimit, Lulzim Aliu, paralajmëron amendamente ndaj propozim-ligjit për arsim, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve ndryshimeve në ligjin për arsim ku parashihet edhe intonimi i himnit maqedonas në fillim të vitit shkollor dhe gjatë manifestimeve në shkolla.
 
Por, nëse propozim-ligji miratohet si i tillë, ai do të duhet të respektohet, thotë Aliu. 
 
“Mendoj se fillimisht duhet që të kalojë në leximin e dytë dhe atje i keni përgjigjet edhe nga deputetët që do të ketë amendamente për të ndryshuar dhe për të plotësuar dhe pastaj po të kalojë ligji, jemi të detyruar për ta respektuar.”, - deklaroi zëvendësministri i Arsimit, Lulzim Aliu.
 
Para disa ditësh, propozim-ligji në fjalë ka kaluar në Komisionin Parlamentar për arsim me shumicë votash. Megjithëse propozimi mban firmën edhe të zëvendësministrit të Arsimit, Lulzim Aliu, në seancën e komisionit nuk morën pjesë asnjë përfaqësues të koalicionit VLEN.
 
Nga Fronti Evropian paralajmërojnë se do të bllokojnë miratimin e këtij ligji, duke dorëzuar rreth 10 mijë amendamente, pasi të njëjtin e quajnë skandaloz. 
 
FARIJE DAUTI BAKIJU