Rinia e mvarur nga kafiteritë

03.05.2015 15:21

Lokale të mbushura përplot me të rinjë. Kjo është pamja që mund të hasni në kryqytet...

Shumica e të rinjëve në mungesë të aktiviteteve, kohën e lire e kalojnë nëpër kafene.

Një pushim me kafe ndodhë pas çdo ligjerate të përfunduar të stundenteve në fakultete, çdo pauz nëxënësit e përfundojnë me kafe në lokale, por ndodhë  thjeshtë edhe kur të rinjtë nuk kanë fare çfarë të bëjnë me kohën e lire dhe vendosin të takohen nëpër kafene. TVM-2 pyeti të rinjtë se sa kohe dhe para shpenzojnë në ditë nëpër kafene.

”Unë shpenzoj nga 3-4 orë nëpër kafe, varret nga fakultetit punët si më dalin, kur kam pushime e di se duhet me pijë kafe: Në kafe i lejë nga 800 denarë në ditë.Pse kaq shumë!?-Sepse ashtu e kam punën”

“Nga 200-300 denarë në ditë, 5 euro. A janë pak këto pare apo shumë!?-Po shumë janë për një student.Po përse atëhereë shpenzon kaq shumë!?-Po shoqëria”

“Nga 300 denarë në ditë. Për ditë shkoni në kafe!?- Po...”

“Me shoqërinë ndonjë herë, prej fakultetit nëpër pauzat ndonjë herë shkojmë.Nga sa pare ti jep nëpër kafe!?-Nuk e di, 100 denarë në ditë...”

“Nga sa pare, nga 100 denarë në ditë.A janë shumë a pak këto pare?- Po maksimum kaq mundemi...” 

“Varet në kafe e lejë nga 50 -100 denarë...”

Edhe pse në shumë vende të botës është praktik efikase punësimi sezonal përmes të cilit të rinjtë do të angazhohen për të krijuar një buxhet solid dhe për të fituar shprehi pune te ne kjo praktikohet fare pak.    

"Po kam kërkuar  dhe gjithashtu kam punuar  punë sezonale,nëse del diçka këtë sezon diçka përseri do punojë...”

“Po edhe unë kamë punuar gjat verës, por prap kur kam pas kohë të lir, kur jam liruar përëseri  kam vazhduar me të njëjtën  me shoqeri nëpër kafe ...”

“Jo, parët që i shpenzojmë për kafe është punë tjetër e ajo për libra për gjëra tjera, është tjetër gjë...”

Sociologja Fatjona Geci thotë se edhe vetë të rinjtë nuk janë shumë të përcaktuar për mënyrën se si duhet  shpenzuar kohen e lirë. Geci është e mendimit se për të shmangur këtë dukuri negative në shoqeri duhet dhënë më shumë alternativë punësimit të rinisë.    

                                                                        

“Nëse bëjmë një llojë rangimi në arsye se pse të rinjët kan kaq shumë kohë për të konsumuar në kafe është mungesa e alternativës së punësimit.Dihet se vendet e rajonit kanë një popullat me një mosh të re që do të thotë se është një kontigjenti i gatshëm punësimi dhe duke patur në konsiderat edhe faktin se institucionet arsimore janë ato të cilët çdo vit nxjerrin kuadro të ri të diplomuar, fakt poashtu është se kapaciteti për ti punësuar këto kuadro është shumë më i vogël  se sa prurjet e çdo viti që vijnë të diplomuar”  - tha sociologia, Fatjona Geci.                       

Fatjona Geci  madje e këshillon rininë që kohën e lirë ta shfrytëzojë duke vizituar sa më shumë teatro, biblioteka dhe duke lexuar libra, sepse vetëm kështu mund të kemi perspektivë dhe rini të shëndoshë në të ardhmen. (Rexhep Qamili, TVM2)