Maqedoni

ASh-ja e Ziadin Selës: Të pranohen amendamentet e Frontit Evropian

19.12.2024 18:07

ASh-ja e Ziadin Selës kërkon nga Qeveria që t’i pranojë amendamentet e parashtruara...

ASh-ja e Ziadin Selës kërkon nga Qeveria që t’i pranojë amendamentet e parashtruara nga Fronti Evropian lidhur me Ligjin e arsimit të mesëm.
 
Është dita e fundit kur Qeveria dhe shumica parlamentare duhet t'i thirrin mendjes dhe të pranojnë amendamentet e Frontit Evropian për Ligjin për arsim të mesëm, ku mes tjerash kërkojmë që edhe gjuha shqipe të jetë e obliguar për drejtorët, ndërsa intonimi i himnit të fshihet nga propozim-ligji. 
 
“Ftojmë deputetët e VLEN-it që një herë të vetme të marrin guxim dhe të mos bëhen palë në projektet që shkelin shqiptarët, të paktën tani kur bëhet fjalë për fatin e fëmijëve shqiptarë dhe arsimtarëve shqiptarë. Çfarë do që t’ju kërcënojnë mos pranoni shantazhe, nuk do t'ua zëmë vendin në Qeveri, nëse i bashkëngjiteni mobilizimit tonë për mbrojtjen e arsimit shqip nga supermacia e drejtuesve të Qeverisë monoetnike.”, theksojnë nga partia e Selës.