Maqedoni

Toshkovski, mohon akuzat e LSDM-së për ikjen e Grubit

19.12.2024 18:34

Minsitri i Punëve të bredëshme Panqe Toshkovski ka mohuar akuzat e LSDM-së...

Minsitri i Punëve të bredëshme Panqe Toshkovski ka mohuar akuzat e LSDM-së në adresën e tij për largimin e ish zëvenbdës kryemsinitrit Artan Grubi nga vendi.
 
Ai njëherit ka bërë të ditur se për shkak të shkeljes së ligjit dhe procedurave standard, ndaj zyrtarit policorë që në atë moment ka qenë në punë do të parashtrohet padi penale, ndërsa i njeti tanimë është suspenduar nga puna.  
 
“Të gjitha dëshmitë që janë në drejtim të ndriçimit të rastit me daljen e personit që tani është i pa kapshëm për organet e ndjekjes dhe duhet të ndiqen në kuadër të kësaj procedure, janë siguruar nga ana e MPB-së, respektivish MPB posedon video regjistrim, në të cilin qartë shihet shkelje e ligjit, dhe shkelje e procedurave standarde operative, nga ana e zyrtarit policorë, i cili në atë moment ishte në kaudër të policisë kufitare. Ndaj të njëjtit ditën e nesërme janë marr të gjitha masat hetimore dhe në bazë të të njëjtave është dërguar informacion deri te prokuroria kompetente, e ajo është Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gajtë ditës së sotme, pas konsultimeve me prokurorin kompetent publik, do të përpilohet padi penale, e cila nesër do të parashtrohet deri te Prokuroria kompetente publike. Poashtu nga ana e MPB-së është shqiptuar suspendim, ndaj personit në fjalë. Poashtu mund të konfirmoj se personalisht nuk e njoh personin në fjalë, e as personalisht nuk kam nënshkruar dhe nuk kam dhënë kurrfarë akti, lidhur me emërimin e tij, për të punuar në policinë kufitare. Më vjen keq që një parti, që e quan veten parti shtetëformuese përsëri i mbron partnerët e sajë BDI-në dhe përsëri dëshmon se nuk punon në inters të qytetarëve maqedonas, por në interes të bashkëpunëtorëve të tyre më të afërt”, u shpreh Minsitri i Punëve të bredëshme Panqe Toshkovski.