Vajgel: Është koha të tejkalohet kriza në Maqedoni

03.05.2015 15:47

Në Parlamentin Evropian me një kujdes të madh dhe shqetësim po ndiqen ngjarjet në Republikën e Maqedonisë, tha raportuesi për Maqedoni, Ivo Vajgel nga grupi i liberalëve dhe demokratëve evropian...

“Pa mëdyshje, situata në Maqedoni ashtu si është, na shqetëson të gjithë neve të cilët duam që Maqedonia t`i tejkaloj rëndesat dhe sa më shpejtë të niset në rrugën evropiane.  Kjo është diçka që unë sinqerisht ia dëshiroj popullit maqedonas dhe shtetit maqedon. Frikësohem se kriza politike e cila sot po ndodh nuk është në interesin e Maqedonisë dhe se do të ishte me rëndësi që forcat politike dhe partitë udhëheqëse politike të gjejnë zgjidhje që të gjenden në ato pozita që janë në interesin e shtetit si dhe të tejkalohet konfrontimi i tanishëm që po mbisundon”, theksoi ndërmjet tjerash Vajgel.