Sot mbledhje e përbashkët e parlamenteve të Kosovës e Shqipërisë, zbardhet agjenda

20.12.2024 08:29

Sot do të mbahet mbledhja e përbashkët mes dy parlamentëve, të Shqipërisë dhe të Kosovës...

Sot do të mbahet mbledhja e përbashkët mes dy parlamentëve, të Shqipërisë dhe të Kosovës. Në agjendë do të jetë fjalimi i dy kryetarëve të Kuvendeve, i dy kryeministrave, Edi Rama dhe Albin Kurti, dhe më pas i kryetarëve të grupeve parlamentare.

Mbledhja e përbashkët mes dy qeverive do të mbahet në Prishtinë.

Në total pritet të mblidhen 130 deputetë, 60 nga Parlameti shqiptarë dhe 70 parlamentarë të Kosovës.

Në mbledhjen e përbashkët mes qeverive të dy vendeve është parashikuar që pas ekzekutimit të himneve përkatëse, të mbajë fjalën kryetari i parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca dhe pas tij, kryetarja e parlamentit të Shqipërisë Elisa Spiropali. Takimi pritet të mbyllet me një fjalim nga Rama e Kurti.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, tha se mbledhja e përbashkët të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës, e cila mbahet në Prishtinë, në 20 dhjetor, është nevojë e koordinimit të agjendës tonë kombëtare.

Mbledhja e fundit mes dy parlamenteve ka qenë më datë 27 nëntor 2022, kur shënohej 110-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.

Tradita e mbledhjes së përbashkët mes qeverisë së Tiranës dhe të Prishtinës ka nisur që nga viti 2014-të, kur dy qeveritë u takuan në Prizren.

Në atë kohë, qeveria e Kosovës drejtohej nga Hashim Thaçi.

Një tjetër mbledhje e përbashkët u mbajt pak më vonë në Tiranë, më datë 23 mars 2015 me moton “Një tokë, një popull, një ëndërr”.

Takimi i fundit mes qeverisë së Ramës dhe të Kurtit është mbajtur më 2022, ku ndër të tjera, u arrit që vendet të nënshkruajnë 19 marrëveshje të përbashkëta, që rregullonin sektorë të ndryshëm.


Agjenda

Arritja në Sallën e Seancave Plenare të Kuvendit të Kosovës

Hapja e aktivitetit  me ekzekutimin e Himneve Kombëtar

Fillon Seanca e përbashkët plenare në Kuvendin e Kosovës

Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës (10 min)

Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (10 min)

Mesila Doda, Kryetare e Grupit Parlamentar Demokraci dhe Integrim, Kuvendi i Shqipërisë  (3 min)

Besnik Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kuvendi i Kosovës (3 min)

Fatmir Mediu Anetar i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim, Kuvendi i Shqipërisë (3 min)

Enis Kervan, Kryetar i Grupit Parlamentar Multietnik, Kuvendi i Kosovës

Arben Gashi, Kryetar i i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës (3 min)

Z.Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kuvendi i Shqipërisë (5 min)

Abelard Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës

Niko Peleshi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste,

Kuvendi i Shqipërisë (5 min)

Znj. Mimoza Kusari-Lila, Kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Kuvendi i Kosovës (5 min)

Sh.T. Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë (10 min)

Sh.T. Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës (10 min)

Mbyllja e Punimeve