Ja cilat lagje të Shkupit do mbeten sonte pa ujë

20.12.2024 09:35

Nga N.P “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup...

Nga N.P “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup kanë bërë të ditur se ndërprerja e ujit në kryeqendrën tonë do të ndodh sot pas orës 22:00, deri në sanimin e defektit.

Kësisoj, pa ujë do të jenë pjesa më e madhe e lagjeve në qytet, përveç Çairit, Butelit, Radishanit, Rruga e plastikave deri te Ambasada e SHBA-së, Vizbegut, Bardovcës, Hekuranës, Autokomandë zona e lartë, Gjorçe Petrovit, Sarajit, Shutkës, Fushë Tophanës, “Novosellski pat”, Lagjjes Dame Gruev, Vollkovës dhe Ormanit.

“Shfrytëzuesit tjerë nga Shkupi do të jenë pa ujë”, theksojnë nga ndërmarrja në fjalë.

Për riparimin e defektit do të ndërpritet uji në tubën kryesore të qytetit F-1600, për shkak të realizimit të intervenimit të ndërlikuar të paralajmëruar operativ për riparimin e tubës kryesore.

Siç sqarojnë nga N.P “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup, bëhet fjalë për më shumë mbyllës në tubacionin kryesor nga ana e djathtë e lumit Vardar, duke filluar nga qendra tregtare në Gjorçe Petrov, Porta Vllae, Karposh, Taftalixhe, Vodno, Qendër, Kisella Vodë, Draçevë, Pinti, 11 Tetori, Lisiçe, Lisiçe e re, Aerodrom, deri në Zelenikovë dhe Studeniçan.