Disa lagje të Shkupit do të mbesin pa ujë nga ora 22:00, IShP-ja me rekomandime për banorët dhe spitalet
Ndërmarrja publike “Ujësjellës dhe Kanalizime”...

Ndërmarrja publike “Ujësjellës dhe Kanalizime” njoftoi se për shkak të sanimit të katër defekteve, pas orës 22:00 do të ketë ndërprerje të ujit në Shkup dhe do të zgjasë deri në sanimin e defektit.
Përdoruesit nuk do të kenë ujë kryesisht në anën e djathtë të lumit Vardar, duke filluar nga Gjorçe Petrov, Porta Vllae, Karposh, Taftalixhe, Vodno, Qendër, Kisella Voda, Draçevë, Pinti, Lisiçe, Novo Lisice, Aerodrom, Avtokomandë (zona e ulët), deri në Zelenikovë dhe Studeniçan, si dhe Çarshia e Shkupit. Instituti i Shëndetit Publik u ka dhënë rekomandime banorëve të Shkupit që duhet t’i ndjekin prej sot në mbrëmje, kur është paralajmëruar ndërprerja e furnizimit me ujë.
IShP-ja thotë se banorët e Shkupit duhet të ruajnë ujë të mjaftueshëm në enë të pastra, nga të cilat mund të përdoren për pije, gatim dhe higjienë.
Rekomandohet që edhe spitalet dhe klinikat të sigurojnë ujë të mjaftueshëm për nevojat elementare të pacientëve dhe stafit, por edhe të blejnë furnizime shtesë me ujë në shishe.
