ASh-ja e Ziadin Selës: Të pranohen amendamentet e Frontit Evropian
ASh-ja e Ziadin Selës kërkon nga Qeveria t’i pranojë amendamentet...

ASh-ja e Ziadin Selës kërkon nga Qeveria t’i pranojë amendamentet e parashtruara nga Fronti Evropian lidhur me Ligjin e arsimit të mesëm.
“Është dita e fundit kur Qeveria dhe shumica parlamentare duhet t'i thërrasin mendjes dhe të pranojnë amendamentet e Frontit Evropian për Ligjin për arsim të mesëm ku mes tjerash kërkojmë që edhe gjuha shqipe të jetë e obliguar për drejtorët, ndërsa intonimi i himnit të fshihet nga propozim-ligji. Ftojmë deputetët e VLEN-it që një herë të vetme të marrin guxim dhe të mos bëhen palë në projektet që shkelin shqiptarët, të paktën tani kur bëhet fjalë për fatin e fëmijëve shqiptarë dhe arsimtarëve shqiptarë. Çfarë do që t’u kërcënojnë mos pranoni shtantazhe, nuk do t'ua zëmë vendin në Qeveri, nëse i bashkëngjiteni mobilizimit tonë për mbrojtjen e arsimit shqip nga supremacia e drejtuesve të Qeverisë monoetnike.”, theksojnë nga partia e Selës.
