Shkupi, sot qyteti më i ndotur në Evropë

20.12.2024 13:05

Sipas të dhënave të platformës së specializuar...

Sipas të dhënave të platformës së specializuar për matjen e cilësisë së ajrit, IQAir, kryeqyteti i Maqedonisë, Shkupi, sot në mëngjes është qyteti më i ndotur në Evropë dhe i 10-ti në listën botërore.

I pari në listën e qyteteve më të ndotura në botë është Delhi në Indi, i ndjekur nga Lahore në Pakistan, Akra në Gana, Bagdad në Irak, Kabul në Afganistan, Uhan dhe Cengdu në Kinë, Dhaka në Bangladesh dhe Shkupi në vendin e nëntë, me indeks të ndotjes 165.

Në rajon, sipas IQAir, Prishtina është në vendin e 19-të, Beogradi në vendin e 25-të, Sofja në vendin e 44-të dhe Athina në vendin e 61-të.

Dhjetë ditë më parë u zhvillua në kryeqytet një marsh proteste kundër ndotjes së ajrit të organizuar nga Nisma “Qyteti i Gjelbër Human”. Ata kërkojnë një trajtim të menjëhershëm dhe sistematik të ndotjes së ajrit përmes zbatimit të masave efikase që do të mbrojnë shëndetin e qytetarëve.