Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, opinion ligjor për obligimet e Izraelit
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara...

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e miratoi një rezolutë, e cila i kërkon Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ta japë një opinion ligjor për detyrimet humanitare të Izraelit në Rripin e Gazës.
“Është e papranueshme që Izraeli ta bllokojë ndihmën humanitare për palestinezët që jetojnë nën okupim.”, tha kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Store.
Duke e penguar ndihmën e nevojshme, Izraeli po “e minon paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme.”, shtoi ministri i Jashtëm i Norvegjisë, Espen Barth Eide.
Asnjë vend nuk është mbi ligjin. Izraeli nuk ka të drejtë t’i përjashtojë organizatat e OKB-së nga territori palestinez që është duke e okupuar jashtëligjshëm.”, tha Edie. Kërkesa për opinion ligjor do t’i dorëzohet tani Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.
Rezolutat e OKB-së nuk janë ligjërisht të detyrueshme, por ato pasqyrojnë qëndrim ndërkombëtar. Gaza është rrënuar si pasojë e luftës tokësore dhe ajrore të Izraelit gjatë një viti, e cila, sipas Izraelit, ka për qëllim çrrënjosjen e militantëve të Hamasit. Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Në tetor, Parlamenti i Izraelit ia ndaloi veprimtarinë agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezët (UNRWA), duke thënë se disa punonjës të UNRWA-s kishin lidhje me Hamasin.
