Anëtarët e posazhgedhur të Këshillit Gjyqësor dhanë deklaratën solemne para kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi

20.12.2024 14:33

Sot, Ardijan Demiri, anëtar i posazgjedhur i Këshillit të Prokurorëve Publik...

Sot, Ardijan Demiri, anëtar i posazgjedhur i Këshillit të Prokurorëve Publik, si dhe Danka Ristova dhe Ariton Ala, anëtarë të posazgjedhur të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhanë deklaratën solemne para Kryetarit tw Kuvendit, Afrim Gashi.

“Me këtë rast ata po marrin përgjegjësinë e madhe për sundimin e ligjit. Misioni i tyre është thelbësor për garantimin e pavarësisë dhe integritetit të sistemit të drejtësisë, si dhe për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve. Uroj që puna e tyre të sjellë rezultate pozitive, ndërsa detyrën ta bartin me ndërgjegje dhe profesionalizëm për të kontribuar në avancimin e drejtësisë dhe transparencës në vend”, ka shkruar kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.