Maqedoni
Punonjësit e NP “Rrugë dhe Rrugica” në protestë, nuk kanë marrë paga dhe K-15
20.12.2024 16:00
Punonjësit e Ndërmarrjes Publike “Rrugë dhe Rrugica” me protestë...

Punonjësit e Ndërmarrjes Publike “Rrugë dhe Rrugica” me protestë para barakave të administratës së qytetit, për shkak të mospagimit të pagave dhe K-15.
“Çdo muaj i njëjti problem. Të mos përsëritem: kreditë, shëndetësia, problemet e jetës, nuk mund të dalim në fund. Nuk ka ndjenjë për problemet tona. Veturat tona rrinë në garazhe, sepse nuk kemi derivate. Kemi problem me pagesa, xhirollogaritë i kemi të bllokuara. Kemi ardhur në situatë të punojmë për firmat të cilët më herët i kemi pasur kooperatorë. Turp i madh për qytetin e Shkupit!”, - theksoi nëpunësi në ndërmarrje, Trajko Stefanovski.
Kryetari i Konfederatës së Organizatave të Sindikatës e Maqedonisë (KOSM), Marjan Risteski, nuk përjashtoi radikalizmin e protestave, nëse nuk zgjidhen problemet me pagat dhe kushtet e punës. Siç theksoi Risteski, nuk dëshirojnë të bëjnë rrëmujë në Shkup, por nëse dikush e kërkon, ata janë të përgatitur.
“Njerëzit janë të gatshëm. Tashmë është marrë vendimi që protesta të radikalizohet. Nuk duam kaos total. Megjithatë, nëse dikush do, njerëzit janë gati. Paramendoni, protestohet për paga, e lëre më kërkohen mjete të tjera, mjete për mbrojtje apo protestë për rritje pagash.”, - u shpreh kryetari i KSOM-it, Marjan Risteski.
Kryetari i sindikatës thotë se ndërmarrja ka llogari të bllokuar, veturat e ndërmarrjes janë të paregjistruara dhe se punëtorët punojnë në kushte mizore.
Nga Ndërmarrja “Rrugë dhe Rrugica”, lidhur me protestën thonë se është e politizuar dhe akuzojnë Qeverinë se po dëmtojnë ndërmarrjet e Shkupit, ndërsa shtojnë se punëtorët kanë marrë rrogat e tyre. Sipas punonjësve, gjendja në ndërmarrje është jashtëzakonisht kritike.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
