Maqedoni

RMV: 230 milionë euro për ndihma shtetërore, mbështeten investimet në bujqësi

20.12.2024 16:17

Rreth 230 milionë euro nga buxheti janë ndarë për ndihmë shtetërore...

Rreth 230 milionë euro nga buxheti janë ndarë për ndihmë shtetërore. RMV-ja më së shumti i mbështet investimet në bujqësi, por edhe investimet e huaja direkte dhe investimet e kompanive vendore, tregon studimi i organizatave Tink-Tank nga Ballkani Perëndimor.
 
Vendet fqinje kanë një fokus tjetër, ndaj Shqipëria investon më së shumti në turizëm, ndërsa Serbia shpenzon shumë para në energji dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Sipas rezultateve, subvencionet jo gjithmonë japin rezultatet e dëshiruara.
 
“Edhe pse shumë pak investojmë për mish, prodhimtaria rritet, në të kundërtën kemi rritje edhe të prodhimeve me bazë bimore, por jo çdo herë vërejmë rritje të prodhimtarisë së përgjithshme, përderisa tek inovacionet shohim progres pozitiv.”, - deklaroi Bllagica Petrevski nga “Fajnens Think’.
 
Për të tejkaluar sfidat në fushën e investimeve të huaja, hulumtimi propozon përmirësimin e transparencës, krijimin e regjistrave të ndihmës shtetërore dhe harmonizimin e politikave në nivel rajonal. Drejtori i Zonës Zhvillimore Teknologjike “Bunarxhik”, paralajmëroi reformë të modelit të subvencionimit.
 
“Për momentin punojmë për një sërë masash, me qëllim që të jemi në rrjedhë me trendet botërore. Qëllimi është që të jemi më konkurrues, më atraktiv dhe të mundësojmë transparencë më të madhe sa i përket ndihmës shtetërore.”, - theksoi drejtori i ZONËS Teknologjike Zhvillimore “Bunarxhik”, Goce Dimovski. 
 
Serbia ka ndarë më së shumti para për ndihmë shtetërore në vitin 2022 me 5.9 për qind të BPV-së, më së paku Kosova dhe Shqipëria ose 0.5 për qind. Maqedonia çdo vit ka investuar 1.9 për qind, investim që është  në rritje të vazhdueshme, bëjnë të ditur të dhënat e hulumtimit. 
 
FLUTURA LATIFI