Maqedoni
Mexhiti: Punojmë në organizimin më të mirë të deponive
20.12.2024 17:58
Jemi duke punuar intensivisht që deponitë tona të duken si ato evropiane...

Jemi duke punuar intensivisht që deponitë tona të duken si ato evropiane dhe nga problem të shndërrohen në biznes fitimprurës, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, gjatë vizitës së sotme në deponinë rajonale Rusino në Gostivar.
Ne vazhdimisht po punojmë që të gjejmë mënyra më të shpejta dhe më të mira për organizimin më të mirë të deponive, në atë drejtim janë kreditë e marra nga Banka Evropiane për Zhvillim prej rreth 55 milionë euro, potencoi ministri Mexhiti.
Nga ana tjetër, drejtori i ndërmarrjes së administrimit të mbetjeve në Rusino/Polog, Sazan Horvati, tha se problemet e kompanisë janë të natyrës financiare dhe pritshmëritë do të tejkalohen me përgjegjësi më të madhe për përmbushjen e detyrimeve të ndërmarrjeve komunale që çojnë plehrat në Rusino.
Së bashku me ministrin dhe drejtorin, sot deponinë e Rusinos e vizitoi edhe kryetari i Gostivarit, Valbon Limani.
LULZIM HAZIRI
