Chris Paul eliminoi kampionët

03.05.2015 15:56

Basketbollistët e LA Klipersave janë plasuar në gjysëmfinalen e Konferencës së Perëndimit, edhe ate pas një beteje epike ndaj kampionit në fuqi, San Antonios...

Ndeshja e shtatë dhe vendimtare, e zhvilluar në Staples Center, ishte kurrorëzimi I kësaj serie më interesante të raundit të parë në play off, me ç`rast në fund, fitores me 111:109 mbrëm dhe 4-3 në seri, iu gëzuan Klipersat.

Sfida, ishte e paqartë deri në momentet e fundit të saj dhe u vendos nga heroi I vendasve, Chris Paul, I cili pas një depërtimi individual, mbi dorën e Tim Dankanit dhe me ndihmën e tabelës, shënoi koshin për fitore, në një kohë kur kishte mbetur vetëm një sekondë deri në fund të takimit dhe serisë.

Me këtë kosh, erdhi vetëm gjysëmfinalja e katërt në histori të Klipersave, por edhe eliminimi shumë I hershëm I kampionit në fuqi, San Antonios. Chris Paul ishte më efikasi në këtë sfidë, me 27 pikë e gjashtë asiste, ndërsa Blake Griffin regjistroi tripëll dabëll, me 24 pikë, 13 kërcime e dhjetë asiste.

San Antonios, për ti`u shmangur eliminimit, nuk I mjaftuan 27 poenat e 11 kërcimet e Tim Dankanit. Klipersat, në raundin e ardhshëm, do të takohen me Hjustonin. (Mustafa Ademi, TVM2)