Botë

ShBA, paralajmërohet rreziku i gripit të shpendëve

20.12.2024 18:37

Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve...

Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, më shumë se 60 njerëz në tetë shtete janë infektuar me gripin e shpendëve, kryesisht me simptoma të lehta. Një pacient i moshuar në Luiziana është në gjendje kritike.
 
“Në thelb situata është se kemi raste në ShBA, virusi transmetohet edhe te njerëzit, nëpërmjet lopëve, shpendëve dhe shpendëve të egër. Dhe kjo krijoi një rrezik thelbësor në nivel kombëtar. Unë mendoj se njerëzit duhet të shqetësohen. Për shumicën, kjo do të thotë marrja e masave paraprake.", - deklaroi virologia në Universitetin e Saskatçeuan, Angela Rasmusen. 
 
Autoritetet po sigurojnë se gripi i njohur gjithashtu si H5N1 përbën një rrezik të ulët për publikun e gjerë. Punëtorëve të bujqësisë në kontakt të ngushtë me kafshët e infektuara u është kërkuar të testohen dhe t'u ofrohen ilaçe antivirale edhe nëse nuk tregojnë simptoma.
 
BELINDA KOKA ADEMI