Hendboll
Hendboll, Maqedonia të dielën nis përgatitjet
20.12.2024 18:33
Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll për meshkuj të dielën...

Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll për meshkuj të dielën do të nis përgatitjet për kampionatin botëror I cili në fillim të vitit 2025 do të zhvillohet në tre shtete.
Për herë të parë në përbërje të përfaqësueses nuk do të ketë hendbollist që luajnë në skuadra jashtë vendit. Trajneri Llazarov në këtë botëror do të mbështetet në hendbollistët e Alkaloidit, Pelisterit dhe Vardarit.
Këta sa po të grumbullohen në vend, do të shpënrgulen për në Stara Pazova të Serbisë ku do kryejë fazën e parë të përgatitjeve. Në fillim të vitit të ri do kthehet në Shkup, për të vazhduar përgatitjet që më pas do ik për në Kroaci, ku me 8 janar do të luajë ndeshje kontorlluese.
Maqedonia ndeshjet e këtij botërori do ti luajë në Varazhdin dhe do të jetë në grup me Hungarinë, me të cilën e luan edhe ndeshjen e parë me 15 janar. Qëllimi kryesor i kësaj përfaqësuese është kualifikimi në fazën e dytë të këtij botëror, kun ë grup do luajë edhe ndeshje me Holandën dhe Guinenë.
