Futboll

Asllani e Interi shkojnë në çerekfinale

20.12.2024 18:34

Kristjan Asllani ka shënuar gol të bukur në fitoren e Interit...

Kristjan Asllani ka shënuar gol të bukur në fitoren e Interit 2:0 ndaj Udineses në çerekfinale të Kupës së Italisë. Marko Arnautoviq në minutën e 30-të realizoi për 1:0. Mesfushori i Shqipërisë realizoi në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë dhe vendosi rezultatin përfundimtar.
 
Ky jo që ishte goli i parë për Asllanin në këtë sezonë, por ai konkuron për të qenë edhe më i miri në kupën e Italisë për këtë vit. Interi në çerekfinale do të përballet me Lazion në muajin shkurt.