Futboll

Shaipi shënon autogol

20.12.2024 18:35

Lugano ka barazuar me rezultat 2:2 ndaj skuadrës së Pafos-it nga Qipro...

Lugano ka barazuar me rezultat 2:2 ndaj skuadrës së Pafos-it nga Qipro, në takimin e xhiros së gjashtë të Conference League në futboll. Për Luganon shënuan Belhad (7'), Bottani (33') dhe për udhëtuesit Shaipi (4' - autogol) e Goldar (90+5’).
 
Portieri Amir Shaipi, futbollistët Uran Bislimi e Albian Hajdari, janë paraqitur nga minuta e parë për Luganon. Chelsea kryeson me 18 pikë e Lugano renditet në vend të 5-të me 13 dhe Pafos në të 12-tin me 10 sosh.