Basketboll

James me rekord, Boston “dorëzohet” në shtëpi

20.12.2024 18:37

Skuadra e LA Lakers, me rezultatin 113-100 mundi Sacramento...

Skuadra e LA Lakers, me rezultatin 113-100 mundi Sacramento ndërsa në qendër të vëmendjes ishte legjenda e kësaj skuadre Jammes. Në këtë ndeshje, LeBron James vendosi rekordin e minutave të luajtura në kohën e rregullt në NBA, me 57.471 minuta.
 
Ai kaloi një legjendë si Kareem Abdul Jabbar. James  ndeshjen e përfundoi me 19 pikë. Ai në shkurtin e vitit të kaluar theu Jabbar prej 38.387 pikëve. 
 
Kampionët në fuqi të NBA-së, Boston Cetics  u mundën me 117-108 në fushën e tyre nga Chicago, duke humbur ndjeshëm terren në renditje. Zach LaVine me 36 pikë ishte pikë shënuesi më i mirë për Bulls, duke i bërë të pavlefshme 31 pikët e Tatum për vendasit.
 
Humbet edhe ekipi i Golden State, që u mund 144-93 nga Memphis. Pas kohës shtesë fiton San Antonio, që mundi 133-126 Atlanta. Ndërsa Portland e mundi Denverin dhei dha fund serisë prej gjashtë humbjeve resht. 
 
NBA-Rezultatet e sotme
Detroit – Utah Jazz, 119-126
Orlando – Oklahoma, 99-105
Ëashington – Charlotte, 123-114
Boston – Chicago, 108-117
Toronto – Brooklyn, 94-101
Houston – Neë Orleans, 133-113
Memphis – Golden State, 144-93
San Antonio – Atlanta, 133-126
Dallas – Clippers, 95-118
Phoenix – Indiana, 111-120
Minnesota – Neë York, 107-133
Portland – Denver, 126-124
Sacramento – Lakers, 100-113