Sportet E Tjera
Boksi pret kampionin e ri Usik - Fury
20.12.2024 18:40
Shtatë muaj pas një luftë të shkëlqyeshme ku Oleksandr Usik...

Shtatë muaj pas një luftë të shkëlqyeshme ku Oleksandr Usik iu gëzua fitores së ngushtë ndaj Tyson Fury, e më këtë u bë kampion absolut për peshta e rënda, këta të dy nesër në mbrëmje sërish do të ngjiten në ring.
Gjithsesi se sauditët, nuk ishin të gatshëm që këtë privilegj për të organizuar një luftë të tillë tua lënë të tjerëve dhe sërish e morrën organizimin e saj dhe lufta e dytë Usik – Fury do të zhvillohet në Rijad.
"Nuk mund të pres të shtunën mbrëma. Faleminderit të gjithëve pjesëmarrësve. Zoti ju bekoftë", u shpreh boksieri britanik Tyson Fury.
"Mos ke frikë, nuk do të të lë vetëm. Shihemi të shtunën", theksoi boksieri ukrainas Oleksandr Usyk.
Duke pasur parasysh faktin se IBF, ia morri brezin e kampionit ukrainasit Usiku, pasi ky i fundit kishte refuzuar të përballej me sfiduesin zyrtar kroatin Filipa Hrgovića, e kështu fituesi I kësaj luftë të nesërme nuk do të jetë pronar absolut i të gjitha brezave të kampionit për peshat e rënda.
Tani në tavoli janë brezat e kampionit në versionet ËBO, ËBA e ËBC. Fituesi i luftës të së shtunës në Rijad, do të ketë mundësinë të sfidojë kampioin aktual të IBF Daniel Dubois ose Joseph Parker, po që se ky i fundit fiton dhe më pas do diskutohet bashkimi i katër brezave të kampionëve për peshat e rënda.
Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk kanë shikuar njëri-tjetrin në sy për 11 minuta e 20 sekonda, e vlerësuar si njëra prej përballjeve më të jashtëzakonshme, ndoshta më e gjata në historinë e boksit.
