Sportet E Tjera

Fis – Super G, veterani Casse shënon fitoren e parë në karrierë

20.12.2024 18:41

Vitet janë vetëm shifra dhe ato nuk paarqesin problem për të shënuar rezultate...

Vitet janë vetëm shifra  dhe ato nuk paarqesin problem për të shënuar rezultate të mira edhe në sport. Këtë e vërtetoi sot italiani 34 vjeçar Mattia Casse, I cili para tifozëve të tij ia doli të shënojë fitoren e parë në karrierë në disipinat alpine.
 
34 vjeçari, triumfoi në garën e Super xhisë, e cila u zhvillua në Val Gardena, duke qenë vetëm për 1 të qindtat më i shpejtë se Jared Goldberg. Veterani Italian pistën “Saslong”, me gjatësi prej 2415 metrave me 39 dyer të vendasura e kaloi për 1 minuta 28 sekonda e 23 të qindtat. Amerikani 33-vjçar që kishte numër fillues të garës 26-të, e siguroi podiumin e tij të parë në garat e Kupës së botës.  
 
I treti i garës së sotme Marco Odermatt, kryeson renditjen e përgjithshme të garës për Globin e vogël të kristalt, ku ka 160 pikë, ndërsa fituesi i garës së sotme Casse, ka 45 pikë më pak.