Vazhdojnë hetimet mbi shkaqet e zjarrit në Çair ku humbi jetën 9 vjeçarja Gojani
03.05.2015 16:18
Vazhdojnë hetimet rreth tragjedisë së një dite më parë, ku nga shpërthimi i zjarrit në një banesë të Cairit humbi jetën 9 vjecarja Lina Gojani...

Nga Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit, bëjnë të ditur se hetimet rreth zbardhjes së rastit do të vazhdojnë gjatë javës që vjen. Ndërkohë sot në varrezat e Butelit, pas faljes së namazit të drekës, u bë varrimi i 9 vjeçares.
Në lamuturmirën e fundit u mblodhën qindra njerëz, familjarë, miq dhe përfaqësues të shkollës ku vajza ndiqte mësimet. Ndërsa të tjerët, u përshëndetën për herë të fundit më Linën, fatkeqësisht babai i saj nuk mundi.
Gazmend Gojani vazhdon të qëndrojë për kurim në spital. Lina Gojani ishte nxënëse e klasës së tretë në shkollën fillore “Petar Zdravkovski Penko”.
