Botë

Siri, Pentagoni ka konfirmuar dy herë më shumë trupa

20.12.2024 19:01

Pentagoni njoftoi se ka 2.000 trupa amerikane në Siri...

Pentagoni njoftoi se ka 2.000 trupa amerikane në Siri, dyfishi i 900 të konfirmuarve më parë. ShBA-ja ka dyfishuar forcat për të luftuar grupin e Shtetit Islamik përpara përmbysjes së Qeverisë së presidentit, Bashar al-Asad.
 
"Ato forca kishin për qëllim mposhtjen e misionit të ISIS-it. Këto forca shtesë janë caktuar për rotacion për të përmbushur kërkesat e misionit. Ndërsa 900 bazike janë në vendosjen afatgjate.”, - theksoi gjeneralmajori dhe zëdhënësi i Pentagonit, Pat Rajder. 
 
Administrata e presidentit në largim, Xho Bajden, ka njoftuar se trupat amerikane do të qëndrojnë në Siri. Sipas mediave amerikane, presidenti i sapozgjedhur, Donald Tramp, mund t'i tërheqë ato kur të marrë detyrën më 20 janar.
 
BELINDA KOKA ADEMI