Maqedoni
Parashikimi i motit
21.12.2024 11:11
Moti sot në Maqedoni do të jetë i vranët me reshje shiu ku në disa në vende i dendur...

Moti sot në Maqedoni do të jetë i vranët me reshje shiu ku në disa në vende i dendur, ndërsa në male dhe vendet më të larta me borë, sidomos në mëngjes. Për shkak të depërtimit të masës së ftohtë ajrore nga veriu do të fryjë erë e fortë veriore (mbi 65 km/h) dhe reshjet e shiut do të kalojnë në borë në disa nga zonat më të ulëta. Në zonat malore lartësia e mbulesës së dëborës do të rritet ndjeshëm. Në fund të ditës reshjet e shiut do të ndalen. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 1 deri në 6°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 2 deri në 8°C.
Në Shkup kryesisht vranësira. Në orët e mëngjesit dhe të pasdites me reshje të kohëpaskohshme shiu, ndërsa në zonat më të larta të luginës reshjet e shiut do të kalojnë në borë me intensitet të ulët. Reshjet e shiut do të ndalen pasdite. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 3°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 6°C.
Nesër pas mëngjesit të ftohtë do të kemi mot me diell, gjatë ditës me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare. Vranësirat do të rriten në fund të ditës dhe gjatë natës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor.
