Maqedoni
Rehabilitimi i tubacionit kryesor në Shkup është në proces
21.12.2024 11:28
Pjesa më e madhe e qytetit është pa ujë të pijshëm....

Pjesa më e madhe e qytetit është pa ujë të pijshëm. Furnizimi me ujë nuk është i ndërprerë vetëm në Çairit, Butelit, Radishanit, Rrugës së plastikave deri te Ambasada Amerikane, Vizbegu, Bardovca, Hekurudha, Zona e Lartë Autokomanda, Gjorçe Petrov nga PS Planet, Saraj, Shuto Orizare, Fushë Topana , Novosella, vendbanimi Dame Gruev, Stopanski Dvor, Volkova dhe Ormani. “Ujësjellës Kanalizime” siguron se rehabilitimi do të përfundojë brenda 15 orëve.
Janë duke u riparuar 4 defekte, mes të cilëve edhe ai në rrugën “Nikola Parapunov” në Karposh 4. Qytetarët kanë zbrazur raftet nëpër markete, kanë mbushur kova dhe shishe për të siguruar banesat.
Rastet emergjente nuk do të refuzohen në klinika. Instituti i Shëndetit Publik me rekomandime.
