Maqedoni

Kryetari i Kuvendit Kombëtar të Turqisë në vizitë në Maqedoni

21.12.2024 11:44

Një delegacion i kryesuar nga kryetari i Kuvendit të Madh Kombëtar të Republikës së Turqisë, Numan Kurtulmus...

Një delegacion i kryesuar nga kryetari i Kuvendit të Madh Kombëtar të Republikës së Turqisë, Numan Kurtulmus, do të jetë sot në vend për një vizitë zyrtare treditore.
 
Siç njofton shërbimi parlamentar për media, Kurtulmus do të ketë takim kokë më kokë me kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi, si dhe do të takohet edhe me grupin parlamentar për bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Turqisë. Kurtulmus është planifikuar të nënshkruajë Librin e Mbresave dhe të bëjë deklarata për media.
 
Siç informon Kuvendi i Madh Kombëtar i Republikës së Turqisë, Kurtulmus do të takohet me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe presidenten Gordana Siljanovska Davkova.
 
Në takimet, siç thuhet në njoftimin e Kuvendit të Madh, do të diskutohen çështje globale dhe rajonale, si dhe marrëdhëniet dypalëshe dhe ndërparlamentare.
 
Për shkak të vizitës zyrtare të delegacionit të kryesuar nga Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Republikës së Turqisë, nga sot deri të hënën në Shkup do të ketë një regjim të veçantë të komunikacionit.