Janë gjetur 4 të mbijetuar një javë pas tërmetit në Nepal
Nën rrënojat e shtëpisë së tij, e cila është rrëzuar para shtatë ditëve nga tërmeti katastrofik në Nepal, është nxjerrë i gjallë një plak në moshën 101 vjeçare, i cili për momentin gjendet në spital...

Paraprakisht sot është njoftuar se ekipet e shpëtimit kanë gjetur tre të mbijetuar të tjerë në një fshat malor në Nepal. Dy burra dhe një grua janë nxjerrë nga rrënojat në afërsi të fshatit Sjauli.
Ata menjëherë janë transferuar në spitalin e afërt ushtarak, ku u është dhënë ndihmë mjekësore. Hollësi të tjera tani për tani nuk dihen.
Kjo zonë, 60 kilometra në perëndim nga Katmandu, është goditur më rëndë nga tërmeti me intensitet prej 7,8 ballë sipas shkallës së Riterit, i cili të shtunën e kaluar e goditi Nepalin, me ç'rast e humbën jetën 7.074 njerëz.
