Gruevski rizgjidhet Kryetarë i partisë
Në kongresin e 15- të VMRO-DPMNE-së të mbajtur në Kumanovë Kryeministri Nikolla Gruevski për herë të katërt u zgjodh kryetarë i parties,si kandidat i vetëm...

Sipas rezultateve të votimit të sotëm që publikoi Ilija Dimovski, kryetar i Komisionit për zhvillimin e zgjedhjes, nga 560 delegat kanë votuar 529.
Për zgjedhjen e Nikolla Gruevskit kanë votuar 528 delegat, kurse një fletë ka qenë e pavlefshme. Votimi i sotëm ka qenë vazhdimësi e kongresit të 15 të kësaj partie.
Gruevski si lider i partisë VMRO-DPMNE për së pari herë është zgjedhur në kongresin në Ohër në vitin 2013.
Nikolla Gruevski në fjalimin e tij përfundimtar pas rizgjedhjes për kryetar të partisë theksoi se në vitin 2006 nga populli kanë kërkuar shansë që të tregojnë se munden më tepër dhe këtë e dëshmuan dhe se pikërisht për këtë vijnë edhe fitoret e tyre zgjedhore.
“Ne kemi qëllim të përbashkët. Ne punopjmë së bashku. Qëllim ynë është Maqedonia e fuqishme, e suksesshme dhe prosperuese. Maqedonia evropiane. Vend me papunësi të ulët, me standard më të lartë jetësor, me bujk më të pasur, me më shumë dituri dhe kreativitet. Me pensionist më të lumtur, Vend me qytetarë të lirë, me mundësi për zgjedhje dhe gjasa për sukses” – tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.
Për periudhën e ardhshme porositi se partia do të fokusohet në stimulimin e sipërmarrësisë,sigurimin e arsimit cilësor,në hapjen e vendeve të reja të punës.
Sfidë e ardhshme, siç tha, krahas tërheqjes së investitorëve të rinj në Maqedoni do të jenë që të angazhohen konsulentë me përvojë. Por, potencoi se më së shumti do të orientohen drejt modernizimit të bujqësisë dhe shoqatave të fermerëve në kooperativa. (Florije Kamberi, TVM2)
