Maqedoni

Është riparuar defekti i tubacionit të ujit

21.12.2024 15:59

Ka përfunduar rehabilitimi dhe rindërtimi i ujësjellësit të qytetit në Shkup...

Është riparuar defekti i tubacionit kryesor të ujit të qytetit. Pasi sistemi hidraulik të jetë mbushur plotësisht me ujë, ai do të rrjedhë nga të gjitha rubinetat. Janë ndërruar të gjithë qepenët e mëdhenj të ujit prej 1600 milimetër. 
 
“Janë ndërruar pesë ventilime të ajrit, aty ku ajri ishte i bllokuar në tubacionet e ujit, e gjithë kjo është bërë për të përmirësuar furnizimin me ujë. Gjithashtu është bërë edhe riparimi tri qepenëve-mbyllës, qepeni kryesor F-700 milimetër në kryqëzimin me Bulevardin Partizanski Odredi, qepeni tjetër F-600 milimetër dhe i  fundit është F-500 mlm. Gjithashtu është vendosur një qepen tërsisht i ri, 100 mlm.”, tha drejtori i N.P Ujësjellës dhe kanalizim, Toni Minovski.
 
Pas këtij riparimi që po bëhet pas 60 vitesh, banorët e Karposhit dhe Gjorçes duhet të kenë një furnizim më të mirë me ujë.
 
“Përgatitëm studim për gjendjen e gypave magjistralë të ujit. Filluam me atë që mendojmë se është kyçe, e para që të zvoglohen humbjet e ujit dhe së dyti, të përmisohet furnizimi dhe shtypja e ujit në pjesën e Karposhit dhe Gjorçe Petrovit, aty ky pjesa dërrmuese e banorëve theksojnë  se përballem me probleme të shumta.”, tha kryetarja e Qytetit të Shkupit, Daniella Arsovska

Pas sigurimit të ujit, qytetarët në mënyrë racionale e përdorën atë vetëm për nevoja elementare, higjienën personale, pijen dhe përgatitjen e ushqimit. Për shkak të sanimit të paralajmëruar, është vërejtur rritje e shitjes së ujit në markete.

“Nuk ka ndonjë problem për shkak se kemi mbushur ujë, menjëherë si na njoftuan se nuk do të ketë. Ndoshta për faktin që e dimë se do të vijë uji pas disa orëve dhe nuk ndjehemi të brengosur, jemi përgatitur.”, u shpreh një qytetare.
 
“Kemi mbushur ujë për sot dhe nesër, ta shohim tani sa do të zgjasë riparimi i defektit.”, tha një qytetare.
 
“Nuk e di sa kanë zakone higjienike shkupjanët. Shumë njerëz edhe kur ka ujë nuk mbajë higjienë, prandaj për një ditë mungesë uji besoj se nuk përbën problem për pjesën dërrmuese.”, u shpreh një qytetar.
 
“Mendoj se do të sanohet shpejt defekti dhe kam mbushur ujë paraprakisht.”, tha një qytetare.
 
“Mendoj se të gjithë janë të pajisur me ujë. Por ajo që më shqetëson është se sa kohë pastrohet uji pasi të lëshohet. Kur mund ta shfrytëzojmë pyes, sidomos për të pirë?”, u shpreh një qytetare.
 
IShP apel qytetarëve: Mos konsumoni ujë menjëherë pas lëshimit!
 
Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik bëri rekomandime për përgatitjet e qytetarëve, institucioneve shëndetësore dhe objekteve gastronomike pasi të nis furnizimi më ujë. Sipas Institutit rreziqet ndaj shëndetit mund të paraqiten jo vetëm gjatë mungesës së ujit, por edhe pas lëshimit në përdorim të ujit të pijshëm në rrjetin e ujësjellësit, përkatësisht pas riparimit të defektit. Si masë kujdesi, Instituti i Shëndetit Publik apelon që qytetarët të mos e konsumojnë ujin menjëherë pas lëshimit në rrjetin e ujësjellësit deri në 1 orë. Mund të pritet që uji të ndryshojë ngjyrën dhe është e domosdoshme që të lihet rrjedhja e ujit nga çezmat për disa minuta.
 
Pa ujë të pishëm ende janë ndërtesat nga ana e djathtë e lumit Vardar, deri  të rrethorja në Gjorçe Petrov dhe Zelenikovë. Nuk ka patur ndërprerje të furnizimit me ujë pjesa e sipërme në anën e majtë të lumit Vardar dhe disa pjesë të lagjes Autokomandë.
 
FARIJE DAURI BAKIU