Botë

Sulmi në Magdeburg, numri i viktimave po rritet

21.12.2024 16:16

Rritet numri i viktimave pas sulmit të djeshëm me makinë në një treg Krishtlindjesh në Magdeburg të Gjermanisë....

Vazhdon të rritet numri i viktimave në Magdeburg të Gjermanisë, pasi një makinë përplaset me një turmë njerëz në një treg të mbushur plot Krishtlindje. Raportohet për të paktën 200 persona të lënduar, nga të cilët dhjetëra janë në gjendje të rëndë. Një 50 vjeçar është i dyshuari kryesor, me çka edhe është arrestuar, dhe i njejti thuhet se ka qenë mjek nga Arabia Saudite, me vendqëndrim  të përhershëm në Gjermani pothuajse gjatë dy dekada. 

 
Kancelari gjerman Sholc, nga vendi i ngjarjes premtoi hetim thelbësor, dhe bërri thirrje që populli të qëndron i bashkuar, dhe ta dënojnë urrejtjen. 
 
“Është një vepër makabre që të vriten kaq shumë njerëz, me një brutalitet të tillë, ne duhet të qëndrojmë së bashku si vend, të mbahemi afër dhe të bisedojmë. Urrejtja nuk është ajo që na simbolizon bashkëjetesën tonë, por fakti se ne jemi vend, që dëshiron një ardhmëri të përbashkët.”, tha kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.
 
“Deri më tani kishim bilans, I cili është shumë më I trishtuar sesa mund të kishim planifikuar një natë më parë. Kemi diku afër 200 persona të cilët janë të lënduar, dhe shumë prej tyre në gjendje të rëndë, dhe kritike. Kjo është një vepër, që askush nga ne nuk do ta kishte paramenduar se një ditë mund të na ndodhë.”, tha kryeministri i Saksonisë-Anhalt, Rainer Hasseloff.
 
Policia Gjermane ka raportuar se nuk kërkohet ndonjë I dyshuar tjetër, ndërsa banorët vazhdojnë të jenë në shok, pas ngjarjes së rëndë para festive të Krishlindjes. 
 
“Po ndihmohemi ashtu siç po mundemi, pranuam doreza, dhe batanije termike. Ishte tragjike, dhe nuk kisha dashur ta përjetoj asnjëherë më këtë.”, tha një banore.
 
“Tmerrin e pamë në TV në shtëpi. Ne në fakt donim të shkonim në tregun e Krishtlindjeve, për fat nuk ishim atje.”, u shpreh një banor i zonës.
 
“Unë isha duke ecur nga qendra tregtare drejt tregut të Krishtlindjeve kur dëgjova tinguj të mbytur dhe më pas ulërima, turma njerëzish në panik dhe më pas pashë makinën duke u larguar nga ana e rrugës ndërsa ne po qëndronim në një ishull trafiku. Një pjesë e grupit tonë vrapoi mbrapsht, unë vrapova përpara drejt ndërtesave.”, tha Tobias Rausch, dëshmitar dhe politikan i Alternativës për Gjermaninë.
 
“Bërra mirë që nuk shkova në treg me shoqen time, me djalin tim të vogël.”, u shpreh një banore.
 
Sipas mediave gjermane, sulmuesi ishte një simpatizant i partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë dhe një kritik i madh i ish-kancelares Angela Merkel dhe politikës së saj të hapur ndaj emigrantëve.
 
FITIM KRYEZIU