Maqedoni
Qyteti i Strugës është zbukuruar me një atmosferë festive
21.12.2024 17:35
Qyteti i Strugës është zbukuruar me një atmosferë festive, falë punës së palodhur të Ndërmarrjes Komunale...

Qyteti i Strugës është zbukuruar me një atmosferë festive, falë punës së palodhur të Ndërmarrjes Komunale, e cila ka angazhuar burime dhe energji për të sjellë një pamje të veçantë në qytet gjatë periudhës së fundvitit.
“Në moment ndodhemi në pritje të festave të fundvitit, këshilli i komunës së Strugës miratoi një buxhet me të cilin mendon se i plotësoj pritshmërinë e qytetarëve të Strugës. Ky zbukurim mendoj se ja ka vlejtur. Përfitime kanë edhe biznes sektorët dhe ky dekorim do ndikoj edhe në tërheqjen e vizitorëve.”, u shpreh Arbresha Vlashi, kryetare e Këshillit Komunal Strugë.
Dekorimet, të cilat janë vendosur nëpër sheshe, rrugë dhe hapësira publike, përmbajnë ndriçim të veçantë, duke krijuar një atmosferë ngrohtësie dhe gëzimi për qytetarët.
“Shumë bukur këtë vit na pëlqeu shumë, Mjaft atraksion edhe për fëmijët por edhe për qytetarët nga vendet të tjera.”, u shpreh Selda Bujari, qytetare.
“Qyteti i Strugës këtë vit është bërë më bukur se kur. Bredhin shumë të bukur pjesën e komunës me papion, duhet çdo vit të jetë kaq bukur pasi është qytet Kulture. Femijët e lumtur dalin për të shijuar këtë atraksion pothuajse çdo natë.”, tha Lila Muça, qytetare.
“Më duket shumë bukur.”, u shpreh një fëmijë.
Për këtë dekorim, bashkë me programin festiv për Vitin e Ri, Këshilli i Komunës së Strugës ka miraturar 2.000.000 denar.
FITORE ISTREFI
